Haradinaj i quan takimet me Kurtin lojëra politike
Ramush Haradinaj tha se AAK-ja nuk është bërë pjesë e takimeve me kryeministrin Albin Kurti, të cilat i cilësoi si lojëra politike, ndërsa përmendi kërkesën e partisë për interpelancë për…

Ramush Haradinaj tha se AAK-ja nuk është bërë pjesë e takimeve me kryeministrin Albin Kurti, të cilat i cilësoi si lojëra politike, ndërsa përmendi kërkesën e partisë për interpelancë për energjinë.
“Aleanca s’u bë pjesë e lojërave me takime me Kurtin”, deklaroi ai në një video në Facebook. Sipas Haradinajt, partia ka kërkuar llogaridhënie për situatën në sektorin e energjisë dhe për ato që ai i quajti abuzime me tregtinë e energjisë.
Ai përmendi gjithashtu kundërshtimin e tenderëve njëburimorë dhe ngriti pretendime për ndërhyrje në prokurori, gjyqësor dhe institucione të pavarura.
Duke folur për sulmet ndaj AAK-së, Haradinaj pretendoi se ato lidhen me qëndrimin e partisë përballë pushtetit dhe jo me emrin e tij. Ai tha se Aleanca është kujdesur të mos keqpërdorë tragjedinë e askujt.
Haradinaj i lidhi sulmet dhe shpifjet që pretendon se bëhen ndaj partisë me frikën nga dalja e qytetarëve në rrugë për të kundërshtuar padrejtësitë.
“Asnjëherë nuk do t’i nënshtrohemi regjimit të Kurtit”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


