Hamza: Specialja ka devijuar nga ajo që është votuar
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se Gjykata Speciale ka devijuar nga ajo që është votuar kur u themelua. Ai e cilësoi gjykimin si një proces të rëndë për Kosovën…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se Gjykata Speciale ka devijuar nga ajo që është votuar kur u themelua. Ai e cilësoi gjykimin si një proces të rëndë për Kosovën dhe tha se kjo çështje lidhet me historinë dhe të ardhmen e vendit.
“Që ka deviju Gjykata nga ajo që është votuar, është shumë e vërtetë”, tha Hamza.
Duke iu referuar raportit mbi të cilin, sipas tij, u mbështetën krijimi i gjykatës dhe ndryshimet kushtetuese, Hamza shprehu bindjen se akuzat që ai raport përmbante nuk mund të faktohen. Ky është vlerësimi i tij për akuzat.
Hamza tha gjithashtu se kanë kërkuar drejtësi dhe vazhdojnë të besojnë në të. Ai kujtoi se gjykatën e votuan edhe ata me të cilët Kosova kishte bërë rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


