Pa kategori

Hamza: Së pari ligji për Specialen, pastaj bisedimet për presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para takimit me kryeministrin Albin Kurti se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet të miratohen në të gjitha nivelet përpara bisedimeve për…

Hamza: Së pari ligji për Specialen, pastaj bisedimet për presidentin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para takimit me kryeministrin Albin Kurti se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet të miratohen në të gjitha nivelet përpara bisedimeve për zgjedhjen e presidentit.

Hamza kërkoi që procedura të përfundojë në të dy leximet dhe në komisionet përkatëse. Pas kësaj, tha ai, PDK-ja është e hapur për të biseduar për presidentin.

“Fillimisht duhet me u aprovu ligji dhe po e ritheksoj që me u aprovu në të gjitha nivelet, në të dy leximet e në të gjitha komisionet. Pastaj, ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se vendi duhet të ketë president dhe se deputetët më pas duhet t’u kthehen obligimeve të tyre. Deklarata shpreh qëndrimin e Hamzës për rendin e këtyre proceseve, pa njoftuar një marrëveshje të arritur.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top