Pa kategori

Hamza paralajmëron kthimin nga fillimi të ligjit për Specialen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se projektligji për Gjykatën Speciale “kthehet nga fillimi” nëse nuk miratohet përfundimisht dhe vendi shkon në zgjedhje. Në konferencën për media, Hamza kundërshtoi vlerësimin…

Hamza paralajmëron kthimin nga fillimi të ligjit për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se projektligji për Gjykatën Speciale “kthehet nga fillimi” nëse nuk miratohet përfundimisht dhe vendi shkon në zgjedhje.

Në konferencën për media, Hamza kundërshtoi vlerësimin e kryeministrit Albin Kurti për katër hapa të ndërmarrë ndaj kërkesave të PDK-së. Sipas tij, pa miratimin në të dyja leximet, projektligji nuk prodhon efekt juridik.

“Katër hapa… Asnjë hap. Nëse s’ka rezultat final, nëse ligji nuk aprovohet në dy leximet dhe përfundimisht, nuk ka, nuk prodhon efekt juridik”, tha Hamza.

Ai përsëriti se zgjedhja e presidentit dhe miratimi i projektligjit për Specialen nuk janë të ndërlidhura. Hamza tha gjithashtu se mbrojtja e luftës së UÇK-së dhe kërkesa për drejtësi për njerëzit në këtë proces nuk i përkasin vetëm PDK-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top