Pa kategori

Hamza ndan ligjin për Specialen nga zgjedhja e presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se votimi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk lidhet me marrëveshje politike për pozita. Ai e shprehu këtë qëndrim para mediave…

Hamza ndan ligjin për Specialen nga zgjedhja e presidentit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se votimi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk lidhet me marrëveshje politike për pozita. Ai e shprehu këtë qëndrim para mediave pas miratimit të projektligjit në lexim të parë.

“Ligji për Specialen dhe presidenti janë çështje të ndara. Nuk është ligji çështje e marrëveshjeve tjera politike, për pozita”, deklaroi Hamza.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi një takim të radhës me Hamzën. Ai e falënderoi kryetarin e PDK-së për takimet e deritanishme dhe tha se komunikimi mes tyre do të vazhdojë në ditët në vijim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top