Hamza, Kurtit për Sejdiun: “nuk shkon kështu”
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kundërshtoi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për pjesëmarrjen e gjysmës së deputetëve të PDK-së në votimin për Bekim Sejdiun president, duke thënë se marrëveshja për…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kundërshtoi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për pjesëmarrjen e gjysmës së deputetëve të PDK-së në votimin për Bekim Sejdiun president, duke thënë se marrëveshja për kandidaturën e tij nuk është bërë me PDK-në.
Në konferencën për media, Hamza tha se nuk ka vërejtje personale apo politike ndaj Sejdiut, por se kandidatura e tij është pjesë e një marrëveshjeje me një subjekt tjetër politik. Sipas Hamzës, ajo është “marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”.
“Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Silli në sallë, qysh të donë le të votojnë. Por nuk shkon kështu”, tha Hamza, duke iu përgjigjur kërkesës së Kurtit.
Kurti kishte propozuar që PDK-ja të zotohej publikisht për pjesëmarrjen e së paku gjysmës së grupit të saj parlamentar në seancën për Sejdiun, edhe nëse deputetët votojnë kundër tij, në këmbim të procedimit me leximin e dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


