Pa kategori

Hamza, Kurtit: Pa marrëveshje, s’ka president

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kundërshtoi zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin. “Ligji duhet të kalojë, presidenti ka…

Hamza, Kurtit: Pa marrëveshje, s’ka president
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kundërshtoi zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin.

“Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje”, tha Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.

Hamza e cilësoi qasjen e kryeministrit si joserioze dhe e akuzoi për qëndrime të ndryshme brenda ditës. Sipas tij, Kurti i thotë LDK-së se nuk mund të ketë president politik, ndërsa vetë propozon emra politikë.

Ai tha se për emrat e propozuar nuk kishte pasur marrëveshje dhe kundërshtoi paraqitjen e kandidaturës si një zgjedhje që pala tjetër duhet ta pranojë ose ta refuzojë. Hamza gjithashtu pyeti pse kjo bisedë nuk ishte zhvilluar në takimet e mëparshme apo paraditen e sotme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top