Pa kategori

Gucati paralajmëron përkeqësim të situatës nëse s’votohet ligji për Specialen

Hysni Gucati paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse nuk votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai e bëri deklaratën sot, pasi…

Gucati paralajmëron përkeqësim të situatës nëse s’votohet ligji për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Hysni Gucati paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse nuk votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai e bëri deklaratën sot, pasi iu bashkua protestuesve para Kuvendit të Kosovës.

“Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati.

Ai deklaroi se kishte ardhur për t’iu bashkuar studentëve dhe të rinjve dhe për të pritur zhvillimet rreth leximit të dytë të projektligjit. Protestuesit e mbledhur para Kuvendit po bëjnë thirrje për votimin e ndryshimeve në ligj.

Gucati nuk saktësoi në deklaratën e cituar se çfarë do të nënkuptonte përkeqësimi i situatës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top