Gruda: Specialja nuk mund të zgjedhë cilin ligj zbaton
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Gjykata Speciale duhet ta zbatojë ligjin e ri sapo ai të hyjë në fuqi, duke kundërshtuar mundësinë që gjykata të zgjedhë cilin ligj…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Gjykata Speciale duhet ta zbatojë ligjin e ri sapo ai të hyjë në fuqi, duke kundërshtuar mundësinë që gjykata të zgjedhë cilin ligj zbaton.
Në një postim pas video-mesazhit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, Gruda bëri dallimin mes pavarësisë në interpretimin e ligjit dhe detyrimit për zbatimin e tij.
“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, shkroi ai.
Sipas Grudës, miratimi i ligjeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa interpretimi dhe zbatimi i tyre i takojnë gjykatës.
Trendafilova kishte theksuar se Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike. Qëndrimi i Grudës e lidh detyrimin për zbatimin e ligjit të ri me hyrjen e tij në fuqi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


