Pa kategori
Gojani merr drejtimin e ZRRE-së me 62 vota
Driton Gojani u zgjodh sot kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me 62 vota në Kuvendin e Kosovës. Kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu, mori 7 vota.…

Driton Gojani u zgjodh sot kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me 62 vota në Kuvendin e Kosovës. Kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu, mori 7 vota.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, konstatoi zgjedhjen e Gojanit në bazë të raportit të komisionit zgjedhor dhe bëri të ditur se mandati i tij është pesëvjeçar.
Gojani e siguroi pozitën me votat e shumicës parlamentare në seancën e sotme. Fejzullahu, që garoi për të njëjtën pozitë, ishte kryeshefi i deritashëm i ZRRE-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


