Pa kategori

Gjukanoviq kundërshton Mandiqin për Srebrenicën: Përgjegjësia po fshihet

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mohoi akuzat e kryetarit të Parlamentit, Andrija Mandiq, që e lidhin me gjenocidin në Srebrenicë dhe pretendoi se emri i tij po përdoret…

Gjukanoviq kundërshton Mandiqin për Srebrenicën: Përgjegjësia po fshihet
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mohoi akuzat e kryetarit të Parlamentit, Andrija Mandiq, që e lidhin me gjenocidin në Srebrenicë dhe pretendoi se emri i tij po përdoret për të fshehur përgjegjësinë e të tjerëve për krimet e luftës.

Në një intervistë për gazetën Pobjeda, Gjukanoviq kundërshtoi pretendimin se furnizimi me karburant nga Mali i Zi për Republikën Serbe kishte kontribuar në zgjatjen e luftës në Bosnje-Hercegovinë. Ai tha se mbështetja logjistike për Ushtrinë e Republikës Serbe sigurohej përmes strukturave të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë dhe përfshinte karburant, municione, pajisje e trajnime.

Gjukanoviq kundërshtoi edhe pretendimin e Mandiqit se lufta do të kishte përfunduar në vitin 1994. Sipas tij, Kuvendi i Republikës Serbe kishte refuzuar planet e paqes gjatë viteve 1993 dhe 1994.

“Ata nuk mund ta fshehin turpin e tyre, qoftë historik apo aktual, madje as kur përdorin emrin e Gjukanoviqit”, deklaroi ish-presidenti.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top