Pa kategori

Gjini: Kushtetuta duhet respektuar edhe kur nuk na pëlqen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se Kushtetuta duhet respektuar edhe kur ka mospajtime me dispozita të saj, sepse përfaqëson kontratën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. “Pse nuk eksperimentojmë…

Gjini: Kushtetuta duhet respektuar edhe kur nuk na pëlqen
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se Kushtetuta duhet respektuar edhe kur ka mospajtime me dispozita të saj, sepse përfaqëson kontratën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

“Pse nuk eksperimentojmë ne me Kushtetutën tonë? Pavarësisht, a na pëlqen diçka ajo aty. Nuk eksperimentojmë se është kontrata jonë”, deklaroi Gjini.

Ai paralajmëroi se eksperimentimi me institucionet dhe Kushtetutën e cenon shtetin e Kosovës. Në të njëjtin qëndrim, Gjini e cilësoi luftën për liri dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si pjesë të themelit të shtetit, duke thënë se nëpërkëmbja e tyre e dëmton atë.

Sipas tij, këto vlera përballen herë pas here me nëpërkëmbje edhe nga brenda. Gjini nuk identifikoi persona apo veprime konkrete në deklaratat e dhëna.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top