Gjini: AAK-ja mbështeti ligjin, por kundërshton vendimin e Speciales
Ardian Gjini tha se AAK-ja e ka mbështetur ligjin për Dhomat e Specializuara dhe procesin në tërësi, por e cilëson vendimin ndaj krerëve të UÇK-së si “brutal” dhe kërkon angazhim…

Ardian Gjini tha se AAK-ja e ka mbështetur ligjin për Dhomat e Specializuara dhe procesin në tërësi, por e cilëson vendimin ndaj krerëve të UÇK-së si “brutal” dhe kërkon angazhim shtetëror për korrigjimin e tij në Apel.
Në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, kryetari i AAK-së tha se Kosova duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë juridike dhe institucionale për këtë qëllim. Sipas tij, vendimi nuk përputhet me bindjen e Aleancës për drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe i shkakton dëme Kosovës.
Gjini kritikoi institucionet për atë që e cilësoi si mungesë angazhimi para vendimit të 16 shtatorit. “Nuk ka pasur angazhim as nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë e as nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha ai.
Ai shprehu pasiguri nëse do të ketë angazhim të mjaftueshëm institucional në vazhdim. Duke iu referuar Shiroka-Pulës, Gjini tha se, megjithëse ajo sapo ka marrë detyrën, angazhimi për këtë çështje duhet të nisë pa vonesa.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


