Pa kategori

Gjashtë ditë protestë për Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Protestuesit në Prishtinë kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke u mbledhur për të gjashtën ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti”. Protesta është thirrur nga…

Gjashtë ditë protestë për Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit në Prishtinë kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke u mbledhur për të gjashtën ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesën për drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për gratë që përballen me dhunë.

“Drejtësi për gratë e vrara, siguri për gratë e gjalla” dhe “Dhunuesit e grave në burg”, ishin ndër thirrjet e pjesëmarrësve. Në pankarta u shfaqën edhe mesazhet “Poshtë sistemi patriarkal” dhe “Me Arlindën përfundon”.

Tubimet nisën pas vrasjes së Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Protestuesit kërkojnë llogaridhënie për mënyrën se si institucionet trajtojnë dhunën në familje dhe denoncimet e grave që kërkojnë mbrojtje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top