Gërvalla shpjegon pse nuk dorëhiqet pas vrasjes së Zekajt
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nuk është koha për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke argumentuar se qëndrimi në detyrë ndihmon identifikimin dhe adresimin e…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nuk është koha për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke argumentuar se qëndrimi në detyrë ndihmon identifikimin dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.
Në konferencën për media ku paraqiti raportin për rastin, ajo deklaroi se do të dorëhiqej nëse do të konsideronte se ky veprim do të kontribuonte në zbardhjen më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive. Sipas saj, efekti do të ishte i kundërt.
Gërvalla tha se raporti është vetëm pjesërisht i plotë, sepse disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Sipas vlerësimit të saj, dokumentacioni i shqyrtuar krijon bindjen se vrasja e Zekajt “me shumë gjasë mund të ishte parandaluar”.
Ministrja theksoi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatave dhe prokurorive apo të hetojë veprimet e policisë, duke iu referuar ndarjes së pushteteve.
Ajo ngriti edhe mundësinë që mosveprimet institucionale të shqyrtohen për ndikime të jashtme politike apo kriminale. Megjithatë, Gërvalla pranoi shprehimisht se raporti nuk përmban prova për ndikime të tilla.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


