Gecaj: Vizita në veri nxjerr nevojën për koordinim më të mirë
Ish-ushtaraku Hysen Gecaj tha se Kosova duhet të përmirësojë koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për ruajtjen e kufirit me Serbinë, duke e lidhur këtë nevojë me vizitën e drejtuesve…

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj tha se Kosova duhet të përmirësojë koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për ruajtjen e kufirit me Serbinë, duke e lidhur këtë nevojë me vizitën e drejtuesve ushtarakë dhe policorë në veri.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai komentoi vizitën e admiralit amerikan George Wikoff, komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Roberto Vergori, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në zonën kufitare.
“Vitet e fundit, ne e dimë se kemi pasur problem në kuptimin politik të një koordinimi mes institucioneve tona të sigurisë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, deklaroi Gecaj.
Ai e vlerësoi vizitën si të rëndësishme për agjendën e sigurisë së Kosovës. Sipas Gecajt, koordinimi për ruajtjen e kufirit me Serbinë është veçanërisht i nevojshëm, pasi ai vlerëson se Serbia vazhdon të shfaqë agresivitet ndaj Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


