Gashi: Rreth 60 aplikime në Kosovë, pastaj mërgimi
Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës gjatë drejtimit të Kuvendit, thotë se konkurroi në rreth 60 vende pune në Kosovë përpara se të shkonte në Gjermani, ku tani punon në…

Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës gjatë drejtimit të Kuvendit, thotë se konkurroi në rreth 60 vende pune në Kosovë përpara se të shkonte në Gjermani, ku tani punon në ndërtim.
Në një postim në Facebook më 1 nëntor, ai u drejtoi institucioneve dhe qeverive të mëparshme e të tanishme pyetje për mundësitë e punësimit, mbrojtjen e punëtorëve dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.
Gashi shkroi se detyrimet familjare dhe bankare e shtynë të largohej. Megjithatë, ai sqaroi se nuk pretendon që në çdo konkurs i është bërë padrejtësi dhe se mban përgjegjësi edhe për vendimet e veta.
“Nuk kërkoj që shteti të më japë punë pa meritë. Nuk kërkoj mëshirë”, shkroi ai, duke kërkuar që merita të ketë kuptim dhe qytetari të dëgjohet pa ndërmjetës politik.
Ai theksoi se puna në ndërtim nuk e bën më pak të vlefshëm, por vuri në pikëpyetje mundësinë për t’i kthyer vitet e studimit në mirëqenie ekonomike. Sipas tij, fëmijët nuk duhet të rriten me bindjen se suksesi kërkohet patjetër jashtë Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


