FSK dhe ushtria shqiptare shqyrtojnë bashkëpunimin për inovacionin ushtarak
FSK-ja dhe një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin e koncepteve, doktrinës dhe inovacionit ushtarak, sipas njoftimit të sotëm të Forcës…

FSK-ja dhe një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin e koncepteve, doktrinës dhe inovacionit ushtarak, sipas njoftimit të sotëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Delegacioni nga Instituti i Kërkimeve Shkencore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kryesohej nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj. Ai u prit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, dhe Qendra e Doktrinës.
Sipas FSK-së, bisedimet përfshinë mundësitë e shkëmbimit dhe ndërthurjes së përvojave mes dy forcave. Delegacioni bëri gjithashtu homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


