Franca këshillon shtetasit në Kosovë të kufizojnë lëvizjet më 16 shtator
Ministria e Jashtme e Francës u ka këshilluar shtetasve francezë që ndodhen në Kosovë të qëndrojnë larg tubimeve politike më 16 shtator dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme brenda qyteteve…

Ministria e Jashtme e Francës u ka këshilluar shtetasve francezë që ndodhen në Kosovë të qëndrojnë larg tubimeve politike më 16 shtator dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme brenda qyteteve dhe në të gjithë vendin deri në përfundim të ditës.
Sipas njoftimit të ministrisë, për atë ditë janë planifikuar tubime të mëdha politike në qytetet e Kosovës, duke nisur nga ora 10:00. Autoritetet franceze u kërkojnë shtetasve të tyre të tregojnë vigjilencë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Këshilla vjen në prag të aktgjykimit të parashikuar për 16 shtator në çështjen Thaçi dhe të tjerët, në Dhomat e Specializuara në Hagë. Njoftimi francez jep udhëzime për lëvizjet e shtetasve të vet gjatë asaj dite; ai nuk shpall ndalim qarkullimi.
DPT — Drita për të vërtetën


