Pa kategori

Ferati: Mbështetja për UÇK-në më solli kritika në Zvicër

Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, tha se është përballur me kritika nga partitë e së djathtës ekstreme në Zvicër për mbështetjen publike ndaj UÇK-së, por se ato…

Ferati: Mbështetja për UÇK-në më solli kritika në Zvicër
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, tha se është përballur me kritika nga partitë e së djathtës ekstreme në Zvicër për mbështetjen publike ndaj UÇK-së, por se ato nuk e kanë penguar ta mbajë këtë qëndrim.

Në deklaratën e përcjellë nga Klan Kosova, Ferati tha se disa persona e kanë akuzuar se mbështet njerëz që ata i konsiderojnë kriminelë lufte. Ai i lidhi këto akuza me narrativa që, sipas tij, burojnë nga propaganda serbe dhe qarqet e së djathtës ekstreme.

Ferati vlerësoi gjithashtu se zhvillimet gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë mund të ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar për luftën çlirimtare dhe pavarësinë e vendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top