Pa kategori

Endrit Thaçi fton partitë të bashkohen për ligjin për Specialen

Endrit Thaçi u bëri thirrje të gjitha partive politike të bashkohen për miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai e shprehu këtë kërkesë…

Endrit Thaçi fton partitë të bashkohen për ligjin për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Endrit Thaçi u bëri thirrje të gjitha partive politike të bashkohen për miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai e shprehu këtë kërkesë duke folur për TV Dukagjinin gjatë protestës “Jo në emrin tim”.

“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale. I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, deklaroi ai.

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi i falënderoi qytetarët për mbështetjen, ndërsa apelin për miratimin e projektligjit ua drejtoi të gjitha partive.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top