Pa kategori

Emini: Ligji për Specialen, “monedhë shkëmbimi” për presidentin

Njohësja e zhvillimeve politike, Donika Emini, vlerëson se projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara është kthyer në pjesë të negociatave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në…

Emini: Ligji për Specialen, “monedhë shkëmbimi” për presidentin
Dëgjo artikullin 1 min

Njohësja e zhvillimeve politike, Donika Emini, vlerëson se projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara është kthyer në pjesë të negociatave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo e cilësoi nismën si një “monedhë shkëmbimi” në këtë proces.

“Vetë fakti që ligji është lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjen e presidentit e bën shumë të qartë karakterin e tij politik. Në këtë pikë, ligji është shndërruar në një monedhë shkëmbimi në negociatat për presidentin”, tha Emini.

Sipas saj, mbështetja e projektligjit nga Vetëvendosje tregon një përputhje interesash me PDK-në. Megjithatë, ajo nuk e cilësoi këtë si aleancë politike: “Nuk do ta quaja domosdoshmërisht aleancë politike në këtë fazë, por është e qartë se ekziston një mirëkuptim politik rreth kësaj çështjeje”.

Emini e vlerësoi kundërshtimin e projektligjit nga LDK-ja si një prej pozicionimeve më të qarta opozitare të kësaj partie gjatë vitit të fundit. Sipas saj, LDK-ja njëkohësisht ka treguar fleksibilitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top