Dyshime për vota me 51 euro për listën e Vuçiqit
Katër persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për blerje votash për listën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit, me pagesa rreth 51 euro për votë, sipas Prokurorisë së Lartë Publike në…

Katër persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për blerje votash për listën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit, me pagesa rreth 51 euro për votë, sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Novi Sad.
Prokuroria njoftoi se të dyshuarit K. A., K. B., T. J. dhe M. GJ. po hetohen për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Hetimin e zhvillon departamenti i saj i posaçëm kundër korrupsionit.
Sipas dyshimeve të prokurorisë, K. A. mori 30.000 dinarë, rreth 255 euro, nga M. GJ. për t’ua shpërndarë votuesve. Ai dyshohet se mbajti rreth 51 euro për votën e vet dhe më 1 nëntor u pagoi nga po aq K. B. dhe T. J., si shpërblim për votimin e listës numër 1, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe.
Sipas njoftimit të prokurorisë, tre prej të dyshuarve e kanë pranuar veprën gjatë marrjes në pyetje. M. GJ. është ndaluar deri në 48 orë dhe pritet të dërgohet në prokurori për t’u marrë në pyetje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


