Duhet ligji për Hagën, por edhe presidenti për Kosovën
Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka ngritur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. “Duhet ligj për Gjykatën në Hagë, por…

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka ngritur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
“Duhet ligj për Gjykatën në Hagë, por edhe president në Kosovë”, deklaroi ai në seancën e jashtëzakonshme, raporton [Reporteri.net](https://reporteri.net/lajme/kurti-per-uck-ne-smund-te-kete-gjyq-duhet-ligji-per-hagen-por-edhe-presidenti-per-kosoven/).
Kurti tha se lufta e Kosovës ishte çlirimtare dhe se UÇK-ja ishte bartësja e saj. Ai theksoi se UÇK-ja, sipas tij, nuk mund të vihet në gjyq.
Megjithatë, kryeministri i cilësoi të ngutshme ndryshimet e propozuara në ligj. Sipas tij, koha për analizimin e nismës ka qenë e shkurtër, ndërsa aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar.
Ai kujtoi kundërshtimin e Vetëvendosjes ndaj themelimit të Speciales dhe tha se zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Përgjegjësinë për krijimin e gjykatës ua adresoi atyre që e mbështetën atë.
Pavarësisht rezervave, Kurti konfirmoi mbështetjen për projektligjin në lexim të parë, ndërsa kërkoi konsultim më të gjerë për ndryshimet.