Dirk Schuebel nis mandatin si shef i Zyrës së BE-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale
Diplomati gjerman Dirk Schuebel ka nisur zyrtarisht mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, shef i Zyrës së BE-së dhe përfaqësues i posaçëm i BE-së.


Diplomati gjerman Dirk Schuebel ka nisur zyrtarisht mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, shef i Zyrës së BE-së dhe përfaqësues i posaçëm i BE-së.
Në mesazhin e tij të parë, Schuebel kërkoi formimin e shpejtë të institucioneve funksionale, në mënyrë që Bashkimi Evropian të angazhohet plotësisht dhe ta ndihmojë Kosovën në proceset e ardhshme.
Ai tha se vendi ndodhet përpara një mundësie të rëndësishme, por theksoi se zbatimi i reformave dhe shfrytëzimi i plotë i Planit të Rritjes së BE-së dhe fondeve të ardhshme IPA kërkojnë përgjegjësi politike dhe institucione efektive.
Schuebel paralajmëroi se do të bashkëpunojë me institucionet, partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetet për një Kosovë shumetnike që ecën përpara në integrimin evropian.
Shefi i ri i Zyrës së BE-së deklaroi gjithashtu se do ta mbështesë angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, në bashkëpunim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.