Politikë

Deputetë të PDK-së i bashkohen nismës qytetare të IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal

Një grup deputetësh të PDK-së i është bashkuar nismës qytetare të IKD-së për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Deputetë të PDK-së i bashkohen nismës qytetare të IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal
Fotografia: Ministria e Integrimit Evropian, Qeveria e Republikës së Kosovës / Wikimedia Commons; domen publik
Dëgjo artikullin 1 min

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar nismës legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Në mesin e nënshkruesve janë Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Arian Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Artan Behrami dhe Sala Jashari. Mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon në Prishtinë, pas aktiviteteve të zhvilluara edhe në disa komuna të tjera.

Nismës i janë bashkuar më herët edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deputeti Elmi Reçica, ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme Valdete Dakaj dhe ish-deputeti Nuredin Ibishi. Aktiviteti është zhvilluar gjithashtu në Gjakovë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj.

Sipas IKD-së, propozimi synon të adresojë moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe keqpërdorimin e parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore e parazgjedhore.

Për procedimin e nismës në Kuvend nevojiten të paktën 10 mijë nënshkrime të qytetarëve. IKD e ka nisur zyrtarisht procesin pasi më 28 prill e kishte njoftuar Kuvendin për ndërmarrjen e nismës legjislative.

Scroll To Top