Deliu për Arlindën: Fjalimet në Kuvend ishin patetike
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i cilësoi si patetike fjalimet në seancën e djeshme të Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke përfshirë edhe fjalimin e saj në këtë kritikë.…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i cilësoi si patetike fjalimet në seancën e djeshme të Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke përfshirë edhe fjalimin e saj në këtë kritikë.
Në emisionin “Kosova Live” në T7, Deliu tha se i vinte turp të fliste për procedura, ligje dhe progres përballë asaj që e përshkroi si dështim.
“Kënd ne po e frikësojmë në Kuvend, kujt ne po i çojmë sinjale?”, pyeti ajo, duke vënë në pikëpyetje peshën e fjalimeve të deputetëve.
“Ato fjalime të mijat, të secilit, ishin patetike, edhe vetë isha patetike”, tha Deliu.
Deputetja e lidhi këtë vetëkritikë me vështirësinë për të gjetur fjalë përballë rastit: “Sepse nuk gjen njeriu fjalë të thotë diçka të mençur se kur e sheh që e ke një dështim përpara”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


