Deliu-Kodra propozon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Speciales
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi në seancën e Kuvendit që institucionet e Kosovës të mbështesin një mekanizëm profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara,…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi në seancën e Kuvendit që institucionet e Kosovës të mbështesin një mekanizëm profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara, duke respektuar kornizën ligjore dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ajo tha se shqetësimet për të drejtat e ish-drejtuesve të UÇK-së kërkojnë veprim institucional.
“Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi ajo.
Sipas Deliu-Kodrës, raporti ngre pikëpyetje për transparencën, llogaridhënien, barazinë e palëve dhe garancitë për gjykim të drejtë. Ajo përmendi edhe shqetësimet për vizitat familjare në paraburgim dhe kohën në dispozicion të mbrojtjes.
Deputetja kërkoi të qartësohet nëse mbrojtjes i është ofruar qasje e plotë në informacionet mbi origjinën dhe besueshmërinë e materialeve, veçanërisht atyre të ardhura nga Serbia.
Në emër të PDK-së, ajo kërkoi që shqetësimet e dokumentuara t’u adresohen zyrtarisht Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, me kërkesë për vlerësim të pavarur dhe respektim të standardeve të të drejtave të njeriut.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


