Pa kategori

Deliu: 22 votat për presidentin, nëse miratohet ligji për Specialen

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se partia do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nëse Kuvendi miraton në dy lexime ndryshimet në Ligjin…

Deliu: 22 votat për presidentin, nëse miratohet ligji për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se partia do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nëse Kuvendi miraton në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Deliu, duke e kushtëzuar këtë qëndrim me miratimin e plotësim-ndryshimit të ligjit. Sipas saj, ky hap do t’i hapte rrugë një marrëveshjeje politike për presidentin.

Deliu nuk përmendi ndonjë emër për kandidatin që mund të bashkonte LVV-në dhe PDK-në. Ajo tha se vendit i duhet një figurë që afron forcat politike dhe ndihmon në shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Deputetja theksoi se PDK-ja nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nuk do të mbështesë vendime që, sipas saj, do të shërbenin si zgjatim i pushtetit të LVV-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top