Pa kategori

Çitaku për Specialen: Mospajtimet me miqtë janë normale

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, i cilësoi si të natyrshme mospajtimet me partnerët ndërkombëtarë dhe tha se institucioneve u takon t’ia sqarojnë BE-së qëllimin e ndryshimeve në Ligjin…

Çitaku për Specialen: Mospajtimet me miqtë janë normale
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, i cilësoi si të natyrshme mospajtimet me partnerët ndërkombëtarë dhe tha se institucioneve u takon t’ia sqarojnë BE-së qëllimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kritikave të komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

“Është normale ndonjëherë me miqtë të mos kemi pajtime”, deklaroi Çitaku. Ajo shtoi: “Është e rëndësishme ta sqarojmë me BE-në se çka ai ligj kërkon”.

Kos i kishte cilësuar ndryshimet si të papranueshme dhe në kundërshtim me detyrimet themelore të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. Në deklaratën para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ajo tha se ndryshimi i rregullave gjatë proceseve gjyqësore bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

Komisionerja paralajmëroi gjithashtu se hapat prapa në përmbushjen e standardeve evropiane rrezikojnë përparimin drejt anëtarësimit në BE.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top