Pa kategori

Çitaku kundërshton Haxhiun: Ligji për Specialen të votohet pa vonesë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kundërshtoi qëndrimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve në Ligjin për…

Çitaku kundërshton Haxhiun: Ligji për Specialen të votohet pa vonesë
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kundërshtoi qëndrimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në reagimin e saj, Çitaku kërkoi që nisma të sillet në Kuvend dhe të votohet pa vonesë.

“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet! Prioritetet i përcakton populli”, shkroi Çitaku. Ajo tha se qytetarët kanë 17 ditë që protestojnë për UÇK-në dhe shtoi: “Silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni pa vonesë!”

Haxhiu kishte deklaruar se çështja e presidentit nuk duhet të kushtëzohet me projektligjin e PDK-së. Sipas saj, zgjedhja e presidentit do të mundësonte më pas trajtimin e nismës dhe të kërkesës së Kuvendit për një strategji të përbashkët institucionale në mbështetje të ekipeve mbrojtëse gjatë procesit të ankimimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top