Canaj tregon pse presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët në Hagë
Ish-ambasadori Blerim Canaj tha se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, kjo do të ishte mesazh për bashkësinë ndërkombëtare. “Unë…

Ish-ambasadori Blerim Canaj tha se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, kjo do të ishte mesazh për bashkësinë ndërkombëtare.
“Unë mendoj që është koha që edhe presidentja t’ua bëjë një vizitë atyre në Hagë, për shkak se do të ishte një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Canaj.
Ai tha se politika e jashtme e Kosovës duhet të përqendrohet aktualisht në këtë çështje dhe se përgjegjësia për angazhimin në proces nuk duhet t’u lihet vetëm avokatëve.
Sipas Canajt, procesi ka rëndësi përtej katër individëve. Ai vlerësoi se mënyra se si ka përfunduar lënda krijon përshtypjen se aty po gjykohet edhe një institucion.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


