Bërvenica voton, pjesëmarrja deri në 11:00 mbi nivelin e 2025-s
Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës, deri në orën 11:00 kanë votuar 1.480 qytetarë, ose 9,11 për qind, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq. Sipas…

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës, deri në orën 11:00 kanë votuar 1.480 qytetarë, ose 9,11 për qind, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq.
Sipas tij, pjesëmarrja është pak më e lartë se në të njëjtën orë të zgjedhjeve lokale të tetorit 2025, kur kishin votuar 1.346 qytetarë, ose 8,34 për qind.
Mariçiq bëri të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe se votimi po zhvillohet pa probleme më të mëdha. Ai tha se kishte vizituar gjashtë vendvotime, ku procesi po zhvillohej në mënyrë të rregullt.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


