Begaj: As dhunë në protestë, as forcë jashtë ligjit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se dhuna nuk mund të jetë mjet për shprehjen e pakënaqësisë dhe se përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda ligjit dhe…

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se dhuna nuk mund të jetë mjet për shprehjen e pakënaqësisë dhe se përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionalitetit, në qëndrimin e tij për tensionet gjatë protestave.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, Begaj u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje. Ai theksoi se protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ka detyrimin ta garantojë.
“Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e presidentit.
Begaj shprehu gjithashtu gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, duke thënë se zyra e tij mbetet e hapur për të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të shprehen dhe të dialogojnë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


