BE-ja i kujton Beogradit zotimet që mbeten pas zgjedhjeve
Detyrimet nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit mbeten në fuqi pas zgjedhjeve në Serbi, ka theksuar një zëdhënës i Bashkimit Evropian…

Detyrimet nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit mbeten në fuqi pas zgjedhjeve në Serbi, ka theksuar një zëdhënës i Bashkimit Evropian në një përgjigje me shkrim.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka deklaruar zëdhënësi.
Sipas BE-së, rezultatet zgjedhore nuk ndryshojnë as themelet e dialogut, as detyrimet e marra përsipër nga palët. Për qeverinë që pritet të formohet në Beograd, Brukseli e konsideron të parakohshme të parashikohen ndryshime në qëndrimin negociues të Serbisë apo pasojat e tyre për procesin.
Zëdhënësi tha se BE-ja pret angazhim konstruktiv nga Serbia, respektim të zotimeve ekzistuese dhe kontribut në përparimin drejt normalizimit.
BE-ja shprehu gjithashtu gatishmëri për të punuar me udhëheqjen e re, me synim vazhdimësinë dhe ruajtjen e dinamikës së dialogut.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


