Avdullahu: Fitorja ndaj Izraelit nuk do të ishte e merituar
Leon Avdullahu e cilësoi të drejtë barazimin 0-0 të Kosovës me Izraelin në Debrecen. Mesfushori i Kosovës tha pas ndeshjes se loja ishte e barabartë dhe se skuadra nuk do…

Leon Avdullahu e cilësoi të drejtë barazimin 0-0 të Kosovës me Izraelin në Debrecen. Mesfushori i Kosovës tha pas ndeshjes se loja ishte e barabartë dhe se skuadra nuk do ta kishte merituar fitoren.
“Nuk besoj se do të ishte fitore e merituar. Ka qenë lojë e barabartë. Një pikë është ajo që është e merituar”, ka thënë Avdullahu.
Ai veçoi edhe mungesën e Vedat Muriqit: “Një lider si Vedati, mungon gjithmonë”.
Për takimin me Austrinë të dielën, Avdullahu tha se pret një ndeshje të vështirë. Ai theksoi nevojën për rikuperim dhe përgatitje, duke kërkuar që skuadra ta mbajë fokusin te kundërshtari i radhës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


