Pa kategori

Asllani: Kuptohemi mirë me Rrahmanin në sulm

Fisnik Asllani tha pas barazimit 0-0 me Izraelin se bashkëpunimi me Albion Rrahmanin në sulmin e Kosovës funksionon mirë. Sulmuesi përmendi mirëkuptimin mes tyre edhe pse, sipas tij, mund të…

Asllani: Kuptohemi mirë me Rrahmanin në sulm
Dëgjo artikullin 1 min

Fisnik Asllani tha pas barazimit 0-0 me Izraelin se bashkëpunimi me Albion Rrahmanin në sulmin e Kosovës funksionon mirë. Sulmuesi përmendi mirëkuptimin mes tyre edhe pse, sipas tij, mund të kenë tipare të ndryshme.

“Jemi kuptuar mirë me Albionin. Ndoshta jemi më ndryshe në tipare, por dimë të luajmë me njëri-tjetrin. Edhe në qershor kemi treguar se kemi shkuar mirë bashkë”, tha Asllani.

Duke vlerësuar ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën B të Ligës së Kombeve, ai e quajti rezultatin të pranueshëm dhe theksoi se të dyja kombëtaret kishin raste për të shënuar.

“Duhet të rikuperohemi dhe të jemi gati për ndeshjen ndaj Austrisë”, tha ai, duke e zhvendosur vëmendjen te përballja e ardhshme.

Kosova ka katër pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Izraeli ka një pikë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top