Pa kategori

Anushiq: Kroacia ka përgjigje ndaj armatosjes së Serbisë

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, tha se Kroacia ka përgjigje ndaj armatosjes së Serbisë dhe synon të krijojë një kundërbalancë rajonale përmes bashkëpunimit me aleatët, përfshirë Kosovën dhe…

Anushiq: Kroacia ka përgjigje ndaj armatosjes së Serbisë
Dëgjo artikullin 2 min

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, tha se Kroacia ka përgjigje ndaj armatosjes së Serbisë dhe synon të krijojë një kundërbalancë rajonale përmes bashkëpunimit me aleatët, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Ai e paraqiti këtë qëndrim në konferencën për mbrojtjen të mbajtur në Zarë, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Anushiq e cilësoi retorikën e Serbisë ndaj fqinjëve si agresive dhe pretendoi se ajo po armatoset prej dhjetë vitesh me sisteme ofensive. Sipas tij, Serbia ka blerë nga prodhues kinezë raketa supersonike me rreze deri në 400 kilometra.

“Kroacia ka përgjigje për atë që ata kanë”, tha ministri kroat. Ai deklaroi se vendi i tij ka sisteme raketore me rreze edhe më të gjatë, por shtoi se synimi është krijimi i një balance të forcave në Evropën Juglindore, jo një garë publike për distancën e raketave.

Ministri e lidhi forcimin e mbrojtjes me parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes. Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën për bashkëpunim me Kosovën, Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që, sipas tij, ndjekin politika të stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Në përfundim, Anushiq përshëndeti Maqedoncin dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top