Ambasada gjermane: Respektoni aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe dinjitetin e viktimave. Në përgjigjen e dhënë sot për lajmi.net,…

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe dinjitetin e viktimave. Në përgjigjen e dhënë sot për lajmi.net, ambasada e ka cilësuar njëkohësisht protestën paqësore si formë legjitime të lirisë së shprehjes.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave”, thuhet në përgjigje.
Ambasada thekson se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur, i themeluar përmes ligjit të Kosovës dhe i ankoruar në Kushtetutë. Sipas saj, aktgjykimi mbështetet në përgjegjësinë penale individuale dhe mund të apelohet para gjykatës së pavarur të apelit.
“Ambasada i konsideron protestat paqësore si një formë legjitime të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike”, thuhet më tej.
Qëndrimi vjen në ditën kur Kuvendi miratoi në lexim të parë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa protestuesit para objektit kërkojnë edhe votimin në lexim të dytë. Miratimi në lexim të parë nuk përbën miratim përfundimtar të projektligjit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


