Nga protesta i drejtohet Kurtit!
Çlirim Haziri i kërkon Kurtit procedimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe paralajmëron mobilizim për 1 tetor.

Çlirim Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim”, i është drejtuar Albin Kurtit me kërkesën që Qeveria t’ia dërgojë Kuvendit projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë mbrëmjes së 14-të të protestës, Haziri tha se deklarata e mbështetur nga 99 deputetë nuk mjafton për protestuesit. Sipas tij, ajo duhet të pasohet nga veprime ligjore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Ai u kërkoi deputetëve ta dëshmojnë mbështetjen edhe përmes votimit të projektligjit. Duke e vendosur përgjegjësinë e hapit të radhës te Qeveria, Haziri sqaroi se protestuesit ende nuk po e akuzojnë atë për bllokim, por po presin procedimin.
Haziri paralajmëroi vazhdimin e mobilizimit dhe pjesëmarrje të madhe në protestën e 1 tetorit.


