Pa kategori

Ambasada amerikane këshillon personelin të shmangë protestat në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e ka këshilluar personelin e saj të shmangë demonstratat, pasi, sipas njoftimit të saj, protesta pranë Sheshit Skënderbej është shndërruar në të dhunshme për shkak…

Ambasada amerikane këshillon personelin të shmangë protestat në Tiranë
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e ka këshilluar personelin e saj të shmangë demonstratat, pasi, sipas njoftimit të saj, protesta pranë Sheshit Skënderbej është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve.

Në njoftimin drejtuar shtetasve amerikanë, ambasada paralajmëron se protesta mund të shtrihet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare përreth. Sipas saj, kjo mund të sjellë prani të shtuar policore, pengesa në trafik, devijime dhe mbyllje rrugësh.

Ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale. Ajo i këshillon të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për zhvillimet e fundit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top