Pa kategori

Altin Krasniqi e cilëson brutal trajtimin e protestuesve

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, iu bashkua protestuesve pranë Kuvendit të Kosovës dhe e cilësoi brutal trajtimin e tyre. Ai tha se protesta është e qetë dhe kërkoi përgjigje proporcionale…

Altin Krasniqi e cilëson brutal trajtimin e protestuesve
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, iu bashkua protestuesve pranë Kuvendit të Kosovës dhe e cilësoi brutal trajtimin e tyre. Ai tha se protesta është e qetë dhe kërkoi përgjigje proporcionale nga policia.

“Kjo nuk është çështje politike, nuk është çështje e një partie, është çështje e një populli. Prandaj, nuk duhet të kthehet kjo çështje dhe të luftohet sot kjo protestë në këtë mënyrë kaq brutale ndaj qytetarëve”, deklaroi Krasniqi.

Deputeti u bëri thirrje kolegëve të kthehen në sallën e Kuvendit dhe ta votojnë ligjin, duke kërkuar që çështja të mos trajtohet si përplasje partiake.

“Protestuesit po bëjnë një protestë të qetë, prandaj mendoj që në mënyrë proporcionale me qenë edhe përgjigja e policëve”, tha ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top