Aliu pas dorëheqjes së Hamzës: Bashkëpunimi do të vazhdojë
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se bashkëpunimi me Bedri Hamzën do të vazhdojë edhe pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Në një status, Aliu…

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se bashkëpunimi me Bedri Hamzën do të vazhdojë edhe pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një status, Aliu e falënderoi Hamzën për drejtimin e partisë dhe vlerësoi bashkëpunimin e tyre në periudha suksesi dhe sfidash. Sipas tij, së bashku kanë përballuar procese me peshë historike dhe kanë kontribuar në projekte e vepra publike në shërbim të qytetarëve.
“Faleminderit Kryetar Bedri Hamza, për punën, angazhimet, kontributin dhe drejtimin e familjes sonë politike”, shkroi Aliu.
Ai e përmbylli mesazhin me thirrjen: “Bashkë vazhdojmë për Kosovën, për qytetarët!”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


