Pa kategori

Ahmeti: “Shqipëria nuk është pronë e askujt”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u bëri thirrje partive politike në Shqipëri të tejkalojnë interesat partiake dhe ta zgjidhin përmes dialogut situatën e tensionuar, duke kundërshtuar dhunën nga cilado palë.…

Ahmeti: “Shqipëria nuk është pronë e askujt”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u bëri thirrje partive politike në Shqipëri të tejkalojnë interesat partiake dhe ta zgjidhin përmes dialogut situatën e tensionuar, duke kundërshtuar dhunën nga cilado palë.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve”, shkroi Ahmeti në postimin e tij. Sipas tij, udhëheqja politike ka përgjegjësi të ulë tensionet dhe të gjejë zgjidhje që mbrojnë qytetarët dhe funksionimin e institucioneve.

Ai u kërkoi studentëve dhe protestuesve t’i shprehin kërkesat me dinjitet dhe të shmangin shkatërrimet, duke theksuar se pas çdo biznesi qëndron puna dhe sakrifica e njerëzve.

Njëkohësisht, Ahmeti kërkoi nga policia profesionalizëm dhe nga institucionet paanshmëri e respekt për të drejtat themelore. Ai theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian kërkon respekt në praktikë për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top