Pa kategori

Abdixhiku: Krimi ndaj Idriz Rrecajt s’duhet të mbetet pa drejtësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kërkoi që krimi ndaj Idriz Rrecajt të mos mbetet pa drejtësi, pas homazheve që bëri me bashkëpunëtorët e partisë në Skenderaj. Në një postim në…

Abdixhiku: Krimi ndaj Idriz Rrecajt s’duhet të mbetet pa drejtësi
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kërkoi që krimi ndaj Idriz Rrecajt të mos mbetet pa drejtësi, pas homazheve që bëri me bashkëpunëtorët e partisë në Skenderaj.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se Rrecaj ishte rrëmbyer nga forcat serbe në prill të vitit 1999, bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë, dhe ishte kthyer pas 27 vjetësh në Kosovë.

“Për 27 vjet na mungoi varri i tij, por emri dhe vepra e Idriz Rrecajt mbetën mes nesh”, shkroi ai.

Abdixhiku e kujtoi Rrecajn si intelektual, veprimtar të çështjes kombëtare, ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetarin e parë të saj. Ai tha se kontributi i Rrecajt është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe përpjekjes për liri e pavarësi, ndërsa familjes i shprehu ngushëllime.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top