Abdixhiku: Me 12 deputetë do të jem në sallë për votimin e presidentit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se 12 deputetë të partisë do të jenë në sallën e Kuvendit kur të zhvillohet votimi për presidentin.Deklarata…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se 12 deputetë të partisë do të jenë në sallën e Kuvendit kur të zhvillohet votimi për presidentin.
Deklarata erdhi pasi gjashtë deputetë të LDK-së njoftuan se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut, për të cilën Abdixhiku dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, arritën marrëveshje.
Abdixhiku tha se kishte bërë aq sa kishte mundur për të siguruar mbështetjen e grupit parlamentar dhe kërkoi falje publike për ndarjet brenda partisë.
“Kërkoj falje për popullin e Kosovës, kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje, me këtë përçarje”, deklaroi ai.
“Unë me 12 deputetë do të jem në sallë ditën kur të votohet presidenti”, shtoi Abdixhiku.
Burimi: Gazeta Express. Fotografia: Arianit / Wikimedia Commons, CC BY-SA 4.0.