Pa kategori

Abazoviq: Organizimi i studentëve serbë meriton studim në universitete

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se organizimi i studentëve në Serbi në luftën për demokraci duhet të studiohet në universitetet botërore. Në podkastin…

Abazoviq: Organizimi i studentëve serbë meriton studim në universitete
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se organizimi i studentëve në Serbi në luftën për demokraci duhet të studiohet në universitetet botërore.

Në podkastin e tij “Petak s Dritanom”, ai e vlerësoi mobilizimin studentor si një nivel të avancuar të organizimit qytetar dhe angazhimit demokratik.

Krahas vlerësimit, Abazoviq paralajmëroi se sfidat kryesore për listën studentore do të jenë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, lëvizja duhet të tregojë kujdes ndaj personave që mund t’i afrohen një pushteti të ri për të mbrojtur interesa të caktuara dhe biznese të paligjshme.

Ai tha gjithashtu se lista studentore mund të synojë formimin e një qeverie ekspertësh. Duke e krahasuar situatën me ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi më 2020, Abazoviq vlerësoi se Serbia nuk ka pasur të njëjtën ndarje ideologjike mes blloqeve politike.

Abazoviq u bëri thirrje qytetarëve malazezë të marrin shembull nga mobilizimi në Serbi dhe Hungari, duke thënë se zgjedhjet e vitit 2027 mund të sjellin ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top