A mund të përfundojë ligji në Kushtetuesen në Hagë? Gruda jep përgjigjen
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka mbrojtur ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ato respektojnë Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Gjatë prezantimit të…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka mbrojtur ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ato respektojnë Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
Gjatë prezantimit të nismës, Gruda tha se projektligji mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Nuk do të përfundojë [te Kushtetuesja në Hagë]. Ky ligj mund të shkojë vetëm në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë”, deklaroi ai.
Sipas Grudës, kompetenca e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë lidhet me vendimet e Gjykatës Speciale.
Ai theksoi se ndryshimet e propozuara nuk synojnë shmangien nga drejtësia.
“Me këtë ligj zotohemi se nuk i ikim drejtësisë”, tha Gruda.
Në përfundim, deputeti i PDK-së u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin projektligjin në