Politikë

“A e din që ta marr shpirtin, t’shkeli në fyt edhe ta kalli trupin”

Mehmeti ngre akuza ndaj truprojës së Mihailit: Publikon pretendime për kërcënim dhe dhunë ndaj protestuesve Lirim Mehmeti ka reaguar ndaj Marigona Beadinit, të cilën e përshkruan si pjesëtare të Policisë…

“A e din që ta marr shpirtin, t’shkeli në fyt edhe ta kalli trupin”
Dëgjo artikullin 2 min

Mehmeti ngre akuza ndaj truprojës së Mihailit: Publikon pretendime për kërcënim dhe dhunë ndaj protestuesve
Lirim Mehmeti ka reaguar ndaj Marigona Beadinit, të cilën e përshkruan si pjesëtare të Policisë së Kosovës dhe truprojë të Dejona Mihailit.
Në postimin e tij, Mehmeti pretendon se Beadini ka kërcënuar një të mitur dhe ka ushtruar dhunë ndaj një invalidi të luftës gjatë protestës. Ai i referohet një raportimi në Policinë e Kosovës dhe në Inspektoratin Policor.
Postimi i plotë i Lirim Mehmetit:
“A e din që ta marr shpirtin, t’shkeli në fyt edhe ta kalli trupin” i thotë Marigona Beadini, truproja e Dejona Mihailit, 16 vjeçarit A.Q., të cilin e ka edhe djalë të motrës.
Kështu tregon raporti që i është bërë Marigona Beadinit në Policinë e Kosovës dhe në Inspektoratin Policor, sepse përveç truproje e Mihailit, Marigona në kohë të lirë është edhe police, pjesëtare e Njësisë Speciale Operative.
Marigona normalisht as nuk është përjashtuar nga policia për këtë kërcënim të të miturit, sepse, po dihet, Dejona.
Marigona është kjo që mbrëmë ndërsente policët kundër protestuesve me ulërimën “para ecë, para ecë”
Siç po marrim vesh sot, është kjo një nga ata që godiste në kokë me shkop gome ish-ushtarin e UÇK-së, invalidin e luftës që ishte plagosur në luftë bash në kokë, Gazmend Bytyçin.
Nuk dihet nëse urdhrin për të ushtruar dhunë mbi veteranë ia ka dhënë padronja Mihaili apo ndonjë shef policie, por çka mbetet akoma më e paqartë është: si ka mundësi që një person privat si Dejona ka për truproje një police që merr rrogë nga taksat?
Edhe pse, në shtetin e Albin Kurtit, kjo pyetje ngjan naive. Gjithçka ka mundësi tash

Scroll To Top