Pa kategori

A do të largohet Damka? Nagavci ia lë vendimin ekzekutivit

Vendimi nëse Fikrim Damka do të largohet nga detyra pas konfirmimit të aktakuzës i takon ekzekutivit, tha shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, duke shprehur besimin se kryeministri…

A do të largohet Damka? Nagavci ia lë vendimin ekzekutivit
Dëgjo artikullin 1 min

Vendimi nëse Fikrim Damka do të largohet nga detyra pas konfirmimit të aktakuzës i takon ekzekutivit, tha shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, duke shprehur besimin se kryeministri Albin Kurti do ta shqyrtojë me kujdes çështjen.

Nagavci u pyet për qëndrimin e Kurtit se në Qeveri nuk do të ketë persona me aktakuza. Ajo nuk njoftoi ndonjë vendim për largimin e Damkës dhe tha se për vendimin e Apelit kishte mësuar nga mediat.

“Besoj që kryeministri do ta shqyrtojë me shumë kujdes”, deklaroi ajo, duke shtuar se pret që për këtë çështje të ketë njoftim së shpejti.

Gjykata e Apelit konfirmoi më 19 tetor aktakuzën ndaj Damkës, zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, dhe një të pandehuri tjetër me inicialet B.K., për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Apeli aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më herët kishte hedhur poshtë aktakuzën. Procedura do të vazhdojë në shqyrtim gjyqësor; konfirmimi i aktakuzës nuk është vendim mbi fajësinë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top